SPORT

Rashica me statistika me të mira se Rashford

Ka mbetur më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes Kosovë – Angli.

Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, derisa përballë do t’i ketë ‘Tre Luanët’.

Edhe pse kishim një paraqitje fantastike në këto kualifikimeve, fati na mungoi që të kualifikoheshim në Kampionatin Evropian nga Grupi A.

Statistikat e disa prej lojtarëve tregojnë se e meritojmë një vend në Euro 2020, duke marrë për bazë paraqitjet fantastike të Milot Rashicës me ato të Marcus Rashfiordit.

Sipas WhoScored, ylli vushtrrias ka statistika më të mira se ai i Manchester United në ligat ku luajnë.

Rashica deri më tani ka zhvilluar shtatë paraqitje në këtë sezon për dallim nga anglezi që ka zhvilluar 12 sosh.

Anëtari i Werder Bremenit ka shënuar katër gola, gjersa Rashford ka shënuar gjashtë sosh. Reprezentuesi i Kosovës ka 3.9 gjuajtje në gol për ndeshje, derisa anglezi ka 3.2.

Bashkëpunimi me bashkëlojtarët në fushë është 16.0% për Rashicën, me anëtarin e Djajve të Kuq që ka 16.2%.

Rashica ka bërë 1.7 pasime vendimtar për ndeshje, Rashfordi ka bërë 1.5. Lojtari shqiptar ka realizuar 2.2 driblime për ndeshje me anglezin që ka realizuar vetëm 1.5.

WhoScored i ka thënë vlerësim më të lartë numri 7-të të Kosovës me 7.49, me Rashfordin që ka 7.22 të vlerësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.