SPORT

Rashica asiston në barazimin e Werderit ndaj Hannoverit

Werderi e ka nisur me barazim sezonin e ri në Bundesligë.

Në shtëpi skuadra e Milot Rashicës barazoi 1 me 1 ndaj Hannoverit, dhe futbollisti kosovar ishte i përfshirë me gol.

Rashica, që u inkuadrua në minutën e 52, asistoi për Gebre Selassien në minutën e 85 për t’i siguruar një pikë ekipit të tij.