SPORT

Rashford, disa javë jashtë fushës

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, pritet të mbetet jashtë fushe për disa javë, pas një lëndimi të shpinës, ka njoftuar trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer të dielën.

Rashford 22-vjeçar ka marrë lëndimin gjatë ndeshjes të së mërkurës në FA Cup kundër Wolverhamptonit, të cilën Unitedi e fitoi 1:0, transmeton Koha Ditore.

“Ai ka marrë disa goditje kur u aktivizua ndaj Wolverhamptonit dhe i është përkeqësuar gjendja e shpinës. Kishte probleme më herët. Sigurisht se po i japim kohë të rikuperohet dhe të pushojë, para se të kthehet në fushë”, ka thënë Solskjaer për “Sky Sports”.

“Nuk pres që ai të kthehet për disa javë”, shtoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.