SPORT

Rangersi do të firmos me Kamberin

Sulmuesi Florian Kamberi aktualisht është i huazuar te Rangersi, por klubi i madh skocez ka nisur punën për të transferuar plotësisht atë.

Këtë e kanë bërë të ditur të hënën media të shumta në Skoci. Kamberi (25) më 31 janar u transferua si huazim te Rangersi nga skuadra më e vogël skoceze, Hibernian.

Hiberniani synon të fitojë më shumë se një milionë euro nga shitja e Kamberit. Rangersi është i gatshëm të paguaj dëmshpërblim të konsiderueshëm për të siguruar shërbimet e Kamberit për kohë më të gjatë. Dy klubet pritet të nisin shpejtë negociatat. Nuk ka klauzolë në kontratën e huazimit të Kamberit, që ka impresionuar në paraqitjet e deritashme me Rangersin, raporton Koha.net.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.