Ramushi qan gjatë intervistës: Si fëmijë vendosem të luftojmë me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka rrëfyer së fundmi për përvojën e luftës një Kosovë. Haradinaj tha se si fëmijë ka vendosur që të jetë pjesë e UÇK-së, teksa shtoi se si fëmijë ka parë situata të rënda të arrestimeve që ishin bërë në rrethinën ku ai jetonte.

Haradinaj tha se situatat e arrestimeve ishin tepër të dhimbshme.

“Ishin situata tepër të dhimbshme me i pa, si fëmijë ne e kemi vendosur se nuk do ta pranojmë kurrë këtë fat, se nuk do t’i silllnim prindërit tanë me na pa në atë situatë”, ka thënë ai gjatë një interviste.

“Realisht është edhe kjo situata që nana jeme me e pa tu i pastru ose diçka kërkon me e puth. Më kanë prit dy vjet para Shkelzenit, të asaj që si fëmijë e parë kam qenë më i ekspozuar në komunikime e disa lëvizjeve që i kanë pasur brenda e jashtë Kosovës dhe unë kam udhëtuar për herë të parë jashtë Kosovës në 1986-ën, si 16-vjeçar. Për shumë arsye natyrisht për konceptin normal që e kam paraqit, ose e kam plasu, nxit te unë, mirëpo secili prej nesh pa marr parasysh moshën ka qenë i rëndësishëm në këtë koncept, pra konceptin si koncept që ne nuk do ta pranojmë fatin e atyre që burgosen e mbahen jo, ka përfundu, neve luftojmë. E kemi filluar herët. Ka qenë spontan vetëm i yni , por ishte bazuar në përvojën familjare duke i parë se çfarë ju ka ndodhur familjarëve tanë”, ka thënë ai.

Go to TOP