Pa kategori

Ramush Haradinaj tregon prej sa kohësh nuk flet me Hashim Thaçin

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Nëpërmjet një komunikate, partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se shefi aktual i ekzekutivit ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me presidentin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.

“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komunikim. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë të komunikojmë me Presidentin Thaçi, të kemi biseda e takime”, ka thënë Haradinaj, që transmeton Kosova.info.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate ka deklaruar se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet.

Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën.

Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.