Kosova

Ramush Haradinaj takohet me Menduh Thaçin, ja për çka flasin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj në Facebook në takim është biseduar sot rreth zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoni të jenë faktor me rol shumë aktiv, sidomos në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen atje. Me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike duke garantuar votën e lirë të qytetarëve, që është garancë për formimin e institucioneve stabile dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”, shkruan ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483