Kosova

Ramush Haradinaj fton për takim krerët e subjekteve politike

Unifikimi i spektrit politik në vend, është ajo që e ka shtyrë të parin e AAK-së drejt kësaj nisme.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar për sot në takim kryetarët e partive parlamentare, për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës në rast të heqjes së taksës.

 “Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, shkruan Haradinaj një ditë më parë në Facebook.

Ai ka shprehur qëndrimin e AAK-së kundër heqjes së taksës deri në momentin kur Serbia ta njohë Kosovën shtet të pavarur. “Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema: Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën dhe taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes”, ka shtuar Haradinaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.