Kosova

Ramush Haradinaj a ka qenë në shtëpinë e Haxhi Shalës, tregon Tahiri?

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën e tij për formimin e qeverisë Hoti.

“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, kishte thënë Shala.

Ndërsa sonte, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës Besnik Tahiri në ‘Debat Plus’ e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e Shalës.

”Kjo nuk është e vërtetë. Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e tij. Unë i besoj liderit tim, Ramush Haradinajt. Nuk dua më shumë të komentoj për këtë çështje’’, tha Tahiri.