Kosova

Ramosaj reagon ndaj deklarimeve të igumenit Sava Janjiq

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të igumenit Sava Janjiq për kinse marrjen e pronave të manastirit për ndërtim të autostradës, duke kërkuar nga ky i fundit që të tregojë të vërtetën dhe të mos bëjë politikë në emër të kishës serbe.

Ramosaj në një postim në Facebook shkruan se kanë dëshmuar vullnet të përhershëm në mbrojtjen e vlerave shtetërore.

“Njeriu që në etapa të ndryshme e tejet të rëndësishme, e mbrojti dhe u kujdes për Manastirin s’mund të jetë pengesë. Sava Janjiq, duhet të thotë të vërtetën dhe të jetë i përgjegjshëm në deklarimet e tij, të mos bëjë politikë në emër të Kishës. Ne kemi dëshmuar vullnet të përhershëm në mbrojtjen e vlerave shtetërore”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, igumeni Sava Janjiq ka deklaruar për mediat serbe se ‘po konfiskohet prona nga manastiri i Deçanit dhe pranë tij do të ndërtohet një autostradë’.

“Qëllimi nuk është vetëm konfiskimi i pasurisë së manastirit, por edhe ndërtimi i një autostrade ngjitur me manastirin. Këto ditë, punimet për zgjerimin po rihapin dhe ekziston rreziku që ato të vazhdojnë në zonën e mbrojtur rreth manastirit, gjë që është e ndaluar me ligj “, tha Janjiq. /Telegrafi/

Njeriu që në etapa të ndryshme e tejet të rëndësishme, e mbrojti dhe u kujdes për Manastirin smund të jetë…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Donnerstag, 21. Mai 2020

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.