SPORT

Ramos lë pas lëndimin, rikthehet ndaj Sevillas

Sergio Ramos ishte një dyshim i madh për përballjen me Sevillan pas një lëndimi në kyçin e këmbës gjatë fitores së Real Madridit në Superkupën e Spanjës të dielën.

Sidoqoftë, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Realit ka qenë në gjendje të kapërcejë dëmtimin që disa pritnin ta lë jashtë fushave atë për 10-15 ditë.

Pasi u kthye në Spanjë, Ramos u vendos për të punuar në mënyrë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kësaj fundjave dhe pas punës fizike dhe punës individuale, ai tani është përsëri me pjesën tjetër të grupit.

Në qoftë se nuk ka ndonjë pengesë në minutën e fundit, ai pritet të jetë titullar ndaj Sevillas të shtunën.

Karim Benzema dhe Luka Jovic kanë kapërcyer gjithashtu shqetësimet e tyre dhe do të jenë në dispozicion.

Në këtë ndeshje do të mungojnë të lënduarit Eden Hazard dhe Marco Asensio dhe i pezulluari Federico Valverde.