Show Biz

Ramë Lahaj takohet me Sylvester Stallonen në Los Angeles

Tenori kosovar, Ramë Lahaj u takua me aktorin e njohur Sylvester Stallone.

Ramë Lahaj ka pasur gatin ta takojë nga afër aktorin me famë botërore, Sylvester Stallone, shkruan lajmi.net.

Ai ndau me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën shihet përkrah Satllones, në Los Angeles.

“Përshëndetje nga Los Angeles”, ka shkruar tenori sipër fotografisë.

Kujtojmë se “Rrjedh në këngë e ligjërime” titullohet projekti i fundit nga Ramë Lahaj, të cilin e solli me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.