Ramë Lahaj bën ëndrrën realitet, interpreton në Operën Mbretërore Angleze

Rame Lahaj po vazhdon të numërojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Tenori i njohur shqiptar, ka filluar t’iu kthehet aktiviteteve në profesion, pas pauzave të shkaktuara nga COVID-19.

Së fundi, Lahaj arriti ta bëjë një ëndërr realitet, e që është debutimi në Operën Mbretërore të Anglisë, në Covent Garden në Londër.

Ai interpretoi krah artistëve të njohur, ndërsa shprehet i lumtur që ishte pjesë e këtij projekti dhe që po i rikthehemi normalitetit.

Ndër të tjera, ai dha edhe një lajm të mirë, që koncerti “Rame Lahaj & Friends” me shumë gjasë do të realizohet në periudhën mes 1-7 gushtit të këtij viti.

“Edhe një ëndërr e bërë realitet në rrugëtimin tim profesional, debutimi m sonte në Operan Mbretërore angleze në Covent Garden të Londër. Ne rolin e Rodolofos nga La Boheme të G. Puccinit në mesin e artistëve të mrekullueshëm e stafit fantastik të pas skenës si dhe administratës të cilët për plot një muaj provash kanë bërë të pamundurën për t’u kujdesur për shëndetin e secilit prej nesh të mbrohemi nga Covid-19. Përzemërsisht u jam falenderues. Jam i lumtur që jeta po i rikthehet normalitetit ngadalë. Lidhur me këtë e kam edhe një lajm të mirë. Më shumë gjasë, koncerti im i verës ‘Rame Lahaj& Friends’ i rëndësisë së madhe edhe për mua, do të mund të realizohet në periudhën 1-7 gusht 2021. Së shpejti detaje të tjera. Më shumë dashni nga Londra”, shkruan tenori.

Go to TOP