Kosova

Ramadani i AAK-së i kundërpërgjigjet Hoxhajt, ia numëron punët që kreu Haradinaj

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë ditës së sotme në një intervistë tha se PDK-ja i ka kryer shumë procese ngase Haradinaj nuk bëri asgjë, njofton Kosova.info.

E si duket kjo nuk i ka pëlqyer Zyrtarit të AAK-së, Burim Ramadanit, i cili përmes një postimi në Facebook iu kundërpërgjigj Hoxhajt duke i numëruar me rend të gjitha punët që kreu Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Ramadanit:

Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Mos u ndjeni keq ta pranoni të vërtetën!

Ky ka qenë vetëm fillimi.

Po lexoj që PDK-ja ka thënë se “Qeveria nuk e ka përmbushur misionin”, ndërsa LDK-ja që “është qeverisur në bazë të odave”.

Relaks në këtë fushatë njerëz të mirë.

Ramushit pranojani punët që i ka kryer!

Nuk kontestohet e vërteta.

Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!

Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,

2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,

3) Ndaljen e ideve territoriale dhe ‘Dodik Republikës’,

4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, ‘Trepça’ e Kosovës plotësisht, etj.

A mund t’i bëni sërish këto? S’ka më nevojë.

Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.

Tjerat po vijnë!

Kemi shumë për të thënë.

Hajde po e kryqëzojmë për të metat, por bile t’ia pranojmë punët e mëdha. A bën kështu?

Leave a Reply

Your email address will not be published.