SPORT

Ramadani, futbollisti i radhës që i bashkohet Shqipërisë

Agon Ramadani do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë në futsall pasi edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportën shqiptare.

Në të kaluarën Ramadani ka luajtur edhe për Kosovën, porse vetëm në ndeshje miqësore.

29 vjeçari cilësohet si njëri nga lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë.

Ai është dy herë fitues i Superligës së futsallit dhe katër herë fitues i Kupës.

Ramadani gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Feniksit nga Drenasi, me të cilën kishte arritur deri në fazën e Elite Round në vitin 2016.

Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483