Kosova

Ramadani e arsyeton me praktikat e fqinjëve ngritjen e tij në detyrë, shoqëria civile e kritikon

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, nga e enjtja ka marrë një angazhim shtesë.

Ai, me vendim të Qeverisë, është emëruar Koordinator nacional për integrim dhe anëtarësim në NATO, duke e çuar në pesë numrin e koordinatorëve të emëruar nga Qeveria, raporton KTV.

Por, Ramadani thotë se pozita të tilla kanë pasur të gjitha shtetet që kanë synuar anëtarësimin në NATO.

Njëherësh, zëvendësministri i Mbrojtjes, Ramadani, thotë se deri në anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike, pritet të ketë angazhime të shumta, e që nuk përfshijnë vetëm aspektin e sigurisë, por edhe atë të diplomacisë.

Megjithatë, nga shoqëria civile vazhdojnë të kritikohen emërimet e reja nga Qeveria.

Sipas Arbëresha Loxhës nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, strukturat nuk janë duke munguar, por rezultatet po.

Loxha rikujton se së shpejti do të publikohet raporti i KE-së për Kosovën, i cili sërish do t’i theksojë vërejtjet e rekomandimet e njëjta që përsëriten tash e sa vjet.

Qeveria Haradinaj, në vazhdimësi ka qenë në qendër të kritikave shkaku i numrit rekord të ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve të angazhuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.