Kosova

Rama uron “rrugëtim të mbarë” për qeverinë e re dhe opozitën në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të qeverisë së Avdullah Hotit të mërkurën nga 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Përveç, qeverisë, Rama ka uruar të njëjtën gjë edhe për opozitën në Kosovë, duke shpresuar se të dyja palët do të “bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”.

Qeveria e re e Kosovës është votuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilit, i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mandatimin e Hotit për formim të qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk është pajtuar as kur Thaçi ka marrë vendim për mandatarin, dhe e ka dërguar të njëjtin në Kushtetuese dhe as pas aktgjykimit të kësaj të fundit, rreth kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit të Kosovës.

Qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.