Kosova

Rama takon Sekretarin e shtetit Mike Pompeo, bisedojnë edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një vizitë në ShBA me Sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.

Takimi i Ramës me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë erdhi edhe në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së, ku Shqipëria është drejtuese e saj që nga janari i këtij viti.

Rama ka shkruar në Facebook se në mesin e temave që kanë biseduar ishte edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483