Kombëtare

Rama takohet me Zuckerbergun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka takuar sot në Mynih krijuesin e Facebookut, Mark Zuckerbergun.

Rama sot ishte pjesë e Konferencës së Sigurisë, ku ishin pjesëmarrës politikanë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin, Hashim Thaçi.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, ka shkruar Rama.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483