Rama takim me Ndihmës Sekretarin amerikan

Ndihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson, i cili ndodhet në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Facebook, teksa informon mbi takimin e zhvilluar mes tyre, ambasada e SHBA shkruan se mes tyre u diskutua “mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës”.

Po ashtu, biseda u fokusua edhe në çuarjen përpara të reformës në drejtësi.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, shkruan ambasada.

Robinson ka zhvilluar takime edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja si dhe Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. /Kosova.info/

Go to TOP