Kombëtare

Rama qërohet me zgjedhje nga politika, më pas e ndjek drejtësia

Sipas Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama rrëzohet vetëm me zgjedhje të lira.

Ish-deputeti dhe pjesëmarrësi në tryezën e sotme Mazhorancë-Opozitë për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e emisionit “Tempora” shkoi më tej duke thënë se ai shporret nga politika dhe më pas do ta ndjekë drejtësia për të gjitha aferat korruptive që ka bërë.

Pjesë nga debati në studio:

Oerd Bylykbashi: Me zgjedhje të lira dhe të ndershme në bëjmë më shumë sesa të rrëzojmë Ramën. Rama shporret nga politika, sepse në momentin kur Rama mbyll hesapin me qeverisjen, Ramës do ti vihet nga pas drejtësia, për gjithë zullumin që ka bërë. Do t’ja numërojë një për një ato që ka bërë.

Rezart Prifti:  Nuk i beson njeri këto

Oerd Bylykbashi: Me zgjedhje qërohet nga politika dhe më pas do ta ndjekë drejtësia, ajo qe kemi miratuar ne 2016.

Rezart Prifti: Unë dua që edhe ti të thuash të vërtetën për atë që mendon

Oerd Bylykbashi: Unë mendoj që Edi Rama është për burg për të gjitha aferat