Kombëtare

Rama pas vdekjes së nënës: Në emër familjes sonë ju falënderoj përulësisht për praninë tuaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vdekjes së nënës së tij i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime.

“Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falënderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm”.

“Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.