Rama mbështetë Marshin për Drejtësi, Abdixhiku heshtë

Marshi për drejtësi që do të mbahet nesër në Prishtinë, e ka mbështetur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ani pse këtë nuk nuk e ka bërë bashkpartiaku i tij, Lumir Abdixhiku.

Rama përmes një postimi në Faebook ka thënë se lufta e UCK-së ka qenë e drejtë nga populli.

Ai tutje ka thënë se nesër do të marshojnë që të rikujtojmë krimet serbe në Kosovë.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftes!“, shkruan ai.

Go to TOP