Kosova

Rama falënderon Vuçiqin që lejoi kamionët e Kosovës të hyjnë në Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur vendimin e shtetit serb për të lejuar hyrjen e kamionëve nga Kosova.

Përmes një postimi në Twitter, i shkruar në gjuhën serbe, Rama tha se ky, jo vetëm që është lajm i mirë, por edhe shprehje e vullnetit të mirë.

“Lajm i mirë që sot nuk ka pengesa për kamionët nga Kosova. Dhe jo vetëm lajm i mirë, por gjest që duhet përshëndetur si shprehje e vullnetit të mirë që së bashku të fitojmë në këtë luftë dhe nga kjo të dalim më të fortë. Solidaritet. Bashkëpunim. BP6”, shkroi Rama në Twitter në gjuhën serbe.

Ditë më parë, Rama bëri një thirrje publike ndaj presidentit serb Vuçiq, pasi prej 24 orësh kamionët e Kosovës po mbaheshin në kufi.

Ndërsa nga sot, qeveria e Kosovës mori vendim që të hiqet taksa 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, por që për Serbinë vendosi masë reciprociteti.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//usounoul.com/4/3473483