Kombëtare

Rama do të flet sot për rezolutën për Metën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë me anë të një njoftimi në Twitter se sot në Kuvend do të flasë mbi vendimin e presidentit për zgjedhjet, ndërkohë që do zhvillohet dhe mocioni me debat për këtë të fundit.

Rama shton se do të flasë në orë 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht😉”, shkruan Rama.