Kombëtare

Rama denoncon “kazanin” grek

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë lidhur me shkrimet e publikuara në median greke për dhënien e Pashalimanit Turqisë, si dhe deklaratat e një ish-admirali të lartë turk se ka qenë Turqia që ka parandaluar marrëveshjen e detit Shqipëri – Greqi. Ai i quajti të pavërteta duke etiketuar këto media si “kazan”.

“Fjala kazan vjen nga turqishtja. Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar, ka dhe në Turqi. Ky është kazan. Kazan ka dhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë për t’ia falur Turqisë Pashalimanin me synimin të bënim një agresion natën, ndërkohë që Greqia ishte në gjumë”, deklaroi Edi Rama.

Sipas mediave greke, me riaktivizimin e bazës detare të Pashalimanit, shumë shpejt në Detin Jon do të ndihet prezenca e luftanijeve turke. Një gazetë greke e lidhi zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet. “Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det”, thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”.

Kjo gazetë e akuzon Qeverinë greke se nuk ka bërë mjaftueshëm për të prishur planet e kryeministrit Edi Rama dhe të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke vendosur veton për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483