SPORT

Rakitiqi pret Juventusin

Ivan Rakitiq e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar te skuadra e Juventusit, kanë raportuar mediumet evropiane.

Ai ka pranuar se dëshiron të luajë me një skuadër me yllin portugez, Cristiano Ronaldo, transmeton KTV.

Për Rakitiqin, gjatë janarit kishte shprehur interesim Interi, Manchester United dhe PSG-ja.

Por, ai mbeti te Barcelona, ndonëse nuk është aspak i kënaqur me hapësirën e ofruar.

Ai këtë edicion në La Liga të Spanjës, me Barcelonën ka kontribuuar me dy asistime në 17 paraqitje.

Me Barcelonën, 31-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.