SPORT

Rakitiq konsideron kalimin te Milani

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq, raportohet se po konsideron kalimin te Milani vitin e ardhshëm.

Sipas “Calciomercatos”, mesfushori pret që kërkesa e tij për pagë 7.8 milionë euro për sezon të pranohet nga klubi italian edhe pse kjo konsiderohet e vështirë.

Barcelona kërkon rreth 35 milionë euro për kroatin, i cili sivjet është paraqitur vetëm në shtatë ndeshje në La Ligë.