Kosova

Rakiq paralajmëron formimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa e pyetur Kosovën

Dënimi i Ivan Todosijeviqit (ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës është vazhdim i spastrimit etnik të popullit serb (nga Kosova – plotësim ynë) me mjete të tjera, i ka thënë të përditshmes së Beogradit, “Politika”, Goran Rakiqi, lider i Listës Serbe. Todosijeviqi u dënua për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut është e trilluar.

Sipas Rakiqit me këso veprimesh “mediat shqiptare po vazhdojnë përndjekjen e njerëzve të pafajshëm” dhe nëse aktgjykimi ndaj Ivan Todosijeviqit nuk shfuqizohet, ai paralajmëroi mundësinë që përfaqësuesit e popullit serb të braktisin institucionet e Kosovës nga ato të nivelit qendror deri te ato lokale, transmeton Koha.net deklarimet e tij për “Politikën”.

Ai po ashtu ka konfirmuar në emër të Listës Serbe se “nuk është hequr dorë nga ideja për formimin krye në veti të Bashkësisë së Komunave Serbe (ZSO), por duke u konsultuar me shtetin e Serbisë”.

Sipas tij, formimi i Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe është detyrë e Prishtinës që buron nga Marrëveshja e Brukselit, pra “nuk është si Tryeza Suedeze që liderët shqiptarë të zgjedhin çfarë nuk u pëlqen, por detyrim ndërkombëtar”.

Duke përdorur fjalorin tashmë të mësuar përmendësh, Rakiq ka thënë se “Serbët janë të frikësuar, po ngritën aktakuza me dëshmi laramane dhe shtrohet pyetja nëse Prishtina do të nxjerrë nga sirtarët aktakuza sekrete…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.