Kosova

Raka rrëfen eksperiencën e tij si vullnetar në Afrikë, kur kontinentin e kishte përfshirë virusi Ebola

Mikrobiologu Lul Raka ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ku ka folur për jetën dhe karrierën.

Raka ka treguar një eksperiencë të veçantë por shumë të dhimbshme që ka pasur në Afrikë përkatësisht në Liberi.

I thotë se duke pasur parasysh se në atë vend ishte përhapur sëmundja e ebolës dhe shumë specialistë botërorë hezitonin të shkonin atje, personalisht kishte marrë vendim të shkonte atje.

“Na treguan se rreziku ishte shumë i madh, por unë fare nuk hezitova pasi në luftë kam qenë edhe vet. Të vetmen frikë që e kisha ishte baba mos më ndalonte”, tha ai.

Ai thotë se atje ishte në eksperiencë e jashtëzakonshme pasi sipas tij ato që i kishin mësuar nga librat në atë vend nuk vlenin.

“Shkuam për inspektim në një klinikë. Mjekët ishin futur në grevë pasi qeveria nuk po ua paguante shpenzimet e rrugës. Kur u futem aty në fillim pamë qe kishin qenë vetëm tre personel mjekësorë.  Në korridor pamë një fëmijë lakuriq që ishte i vdekur, në një pozicion që tregonte që kishte vdekur para tri-katër ditëve. 50 metra më poshtë ishte një karrocë dhe një grua në të. Ne mendonim se ajo ishte sjellë për t’u trajtuar por edhe ajo ishte e vdekur. Gjatë ecjes në korridore shihnim njerëz të vdekur me infuzione në krahë”, rrëfen Raka eksperiencën në Afrikë.

Ai thotë se në këtë eksperiencë ishte i shoqëruar një mjekët kolumbianë e spanjoll.