SPORT

Radaoui: Dua ta prezantojë sa më mirë futbollin tunizian, është një sfidë e re

Klubi i futbollit Prishtina vazhdon të përforcohet pas nismës jo të mirë këtë stinor.

Të hënë ka njoftuar se ka firmosur me futbollistin tunizian Ahmed Radaoiu.

Sipas njoftimit të klubit në Facebook, 23-vjeçari luan në tri pozita të anës së majtë të fushës, mbrojtës, mesfushor dhe anësor ofensiv.

“Për mua ardhja në Prishtinë është sfidë e re. Kam ardhur të jap maksimumin tim, të jap gjithçka për Prishtinën dhe të prezantojë sa më mirë futbollin tunizian”, ka thënë ai.

Ai pret që shpejt të ambientohet te skuadra e re.

“ Unë tani më njoh skuadrën , njoh futbollistët, trajnerët, të gjithë janë futbollistë të mirë dhe me mentalitet të lart sportiv. Do të provoj, me gjithë se ekipit iu kam bashkuar me vonesë, që sa më shpejt të ambientohem, të përshtatem me ekipin dhe kur do që të më jepet rasti, t’i ndihmoj shokët dhe ekipin për të pasur një sezon sa më të mirë”.

Radaoui ishte pjesë e përfaqësueses U20 të Tunizisë, ndërkohë ka luajtur për skuadrën e këtij vendi, ES du Sahel. Prishtina pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, zë vendin e katërt me 11 pikë, tetë me pak se lideri Ballkani, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.