Kombëtare

Radakoviq: Konkursin për grupet e prekura duhet përsëritur!

Drejtori i Qendrës për përfaqësim të kulturës demokratike, Dushan Radakoviq, ka pohuar sot që zyra për komunitete për shkak të shkeljeve që ka bërë është e domosdoshme që konkursi për shpërndarjen e ndihmës grupeve më të prekura të komuniteteve në Kosovë me virusin COVID 19 të anulohet.

Radakoviq në komunikatë ka theksuar që pas konkursit dhe vendimeve jotransparente të cilat nuk janë në pajtim me ligjin si dhe tërheqjen e një anëtari të komisionit, konkursi duhet të anulohet.

“Konsiderojë që është marre që mjetet të cilat janë të dedikuara për ndihmë në kohën e pandemisë të shfrytëzohet për përkrahjen e disa organizatave joqeveritare të njëjtën kohë edhe duke shkelur procedurat dhe ligjin. Qëndrimi im personal është që domosdoshmërish konkursi duhet të përsëritet sa më shpejt dhe që grandet të ju shpërndahen organizatave të cilat me të vërtet do tëzbatojnë aktivitetet e tyre në formë transparente”, ka pohuar Radakoviq. /Kosova.info/