Kosova

Ra nga ndërtesa ku po punonte, vdes një person

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e rënies nga një objekt ku po kryheshin punime.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin se në Fushë-Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka thënë Agron Borovci, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Me të marrë informacionin policia bashkë me ekipin e mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka nisur hetimet me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, ka shtuar Borovci.

Duhet shtuar se në Kosovë janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm humbin jetën përderisa janë duke punuar në objekte të larta.