Kombëtare

Qytetarit të Ferizajt ia regjistrojnë veturën deri në vitin 3500

Një qytetar, muajin e kaluar kishte shkuar për të regjistruan veturën në Qendrën e Regjistrimit në Ferizaj.

Mirëpo, regjistrimi i veturës së tij është përcjell me një gabim teknik..

Vetura e tij nga zyrtarët e QRA (Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve) është regjistruar deri me vitin 3500.

Siç shihet në këtë dokument që një lexues e ka dërguar në redaksinë tonë, vetura është regjistruar me datën 22.08.2019 deri me datën 01.01.3500.

Sigurisht, ky është një gabim teknik që është bërë pa dashje nga punonjësit e qendrës.

One thought on “Qytetarit të Ferizajt ia regjistrojnë veturën deri në vitin 3500

  1. Kanë gabuar zyrtarët,… kishin në mendje shifrën 3500 Euro të “fituara” në këtë ditë…. 😉

Comments are closed.