SPORT

Ndizen qirinj në Prishtinë për legjendën e futbollit

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës qytetarët ndezën qirinj për të kujtuar Fadil Vokrrin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vdiq sot në mëngjes nga një sulm në zemër.

Të pranishëm janë zyrtarë të FFK-së, fytyra politike e qytetarë të thjeshtë që kanë dalë për të nderuar veprën e Vokrrit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë sot në moshën 57 vjeçare.

Lamtumira e fundit Vokrrit do t’i jepet nesër në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.