Bota

Qytetarët mund të dënohen me 50 mijë dollarë për mos mbajtje të maskës në aeroporte, masat e ashpra anti-COVID në Australi

Çdo person që nuk bartë maskë mbrojtëse në aeroportin e West Australia, do të detyrohet të paguaj një tiketë dënimi prej 50 mijë dollarëve (32 mijë euro).

Kjo preventivë është ndërmarrë në kuadër të masave të reja mbrojtëse, në luftën kundër përhapjes së variantit të ri të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar liderët e shteteve australiane kanë marrë vendim, që bartja e maskave mbrojtëse të jetë e obligueshme gjatë udhëtimeve me aeroplanë në mbarë Australinë. Kryeministri i Ëest Australia, Mark McGouan ka ashpërsuar masat për të cilat ishte dakorduar me kolegët e tij, duke theksuar se maskat në këtë shtet australian janë obligative jo vetëm gjatë udhëtimeve me aeroplanë, por edhe në aeroporte.