Kombëtare

Qytetarët e Prishtinës për 11 orë “ruajnë” mbi 470 mijë euro

Qytetarët e Prishtinës që nga ora 09:00 e mëngjesit kanë vazhduar të mbrojnë paranë publike.

Deri në orën 20:00 ata “ruajtën” mbi 470 mijë euro të buxhetit publik.

E gjithë kjo është bërë e mundur përmes performancës “Sinjalizo” nga Agjencia Rajonale kundër korrupsionit (RAI).

Ata patën mundësi të shohin se sa para mund të shpëtohet kur sinjalizohen dhe raportohen rastet e korrupsionit ose keqpërdorimit me paratë publike.

Ky aktivitet do të zgjas deri në ora 23:00 derisa në fund do të kuptohet vlera e parave që kanë arritur të kursejnë qytetarët e Prishtinës.

Një kampanjë e tillë më parë është mbajtur në Shqipëri.