Bota

Qytetarët e Bahamas gjejnë gjëra të çuditshme në plazh

Një top i çuditshëm nga titani me mbishkrim në gjuhën ruse është gjetur në plazhin e Bahameve.

Një grua britanike, e quajtur Manon Clarke, e pa topin 41-kilogramësh në rërë përderisa ishte duke ecur me familjarët në Ishullin Harbour, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

“Ne shkuam për të ecur në një vend tjetër sesa ku shkojmë zakonisht dhe e vërejta këtë “hënë” ngjyrë argjendi që shkëlqente jashtë rërës”, tha britanikja 24-vjeçare.

“E pamë shkrimin rus anash, prandaj filluam ta largojmë rërën për të parë më shumë, që ishte veprim i guximshëm, sepse nuk kishim ide se çfarë mund të jetë”, shtoi ajo.

Ekspertët e hapësirës besojnë se ky top mund të jetë rezervuar karburanti për ndonjë satelit apo aeroplan, ndonëse ende nuk është e qartë se nga ka rënë dhe si përfundoi topi në plazh.

Mark Morabito, astronaut në trajnim, tha se është 99 për qind i sigurt se objekti është rezervuar karburanti i një rakete të një lloji të caktuar. Sipas tij, këto objekte përdoren në raketat pa njerëz për lëshimin e satelitëve.

Teksti në rusisht thotë se objekti mund të operojë në temperatura nga -170 gradë deri në -196 gradë, kapacitet prej 43 litrave, peshë maksimale prej 41 kilogramëve dhe besohet se është prodhuar në vitin 2018.