Bota

Qytetarët amerikanë janë të obliguar t’i mbajnë maskat gjatë transportit publik që nga e hëna

Qytetarët amerikanë do të duhen t’i mbajnë maskat nga e hëna në çdo lloji të transportit publik, përfshirë në autobusë, në trena, taksi, aeroplanë, anije, metro, ose edhe tek automjetet që i ndajnë së bashku.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ky vendim i njoftuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vjen si masë preventive për përhapjen e coronavirusit.

Urdhri i nënshkruar nga Martin Cetron, drejtor i Divizionit të Migracionit Global dhe Karantinës nga CDC, thotë se njerëzit duhet t’i mbajnë mburojat gjatë transportit publik si dhe duke pritur transportin e tyre. Masa vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 21 janar që obligoi udhëtarët mes shteteve t’i vendosin maskat.