Kosova

Quni tregon arsyen se pse nuk e votoi Hotin për kandidat të LDK’së për kryeministër

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër në detyrë i Mbrojtes, Anton Quni, ka bërë të ditur qëndrimet e tij që mbajti sot në mbledhjen e kësaj partie, ku u nominua Avdullah Hoti kandidat për kryeministër.

Quni deklaroi se ka thënë se e sheh të nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjetër të partisë, duke shtuar se nga ana e tij e çmon lartë personalitetin e Avdullah Hoti.

“Unë kam abstenuar nga votimi, por natyrisht që kam respektuar plot2sisht vendimin unanim të Kryesisë dhe e kam uruar të nominuarin duke i dëshiruar sukses dhe me lutjet që në këtë rrugëtim ta kemi bekimin e Zotit”, ka shkruar Quni në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë i Qunit:

Njoftim

Qendrimi im ne mbledhjen e Kryesise se LDK-se

Te nderuar miq, me qellim qe te mos krijohet hapësire per spekulime ne mediat e ndryshme, dua te ju njoftoj rreth qëndrimit qe mbajta sot, ne mbledhjen e kryesisë se LDK-se, me rastin e nominimit te kandidatit tone per kryeministër, profesor, Avdullah Hoti.

Meqenëse LDK-ja ruan kulturën e debatit para marrjes se vendimeve te saj, para nominimit është hapur mundësia per debat te cilën e kemi shfrytëzuar duke biseduar me gjuhen e fakteve dhe argumenteve rreth kandidateve te mundshëm.
Natyrisht qe edhe nga ana ime është çmuar larte personaliteti i profesorit Avdullah Hoti.

Por, e vërteta është se, kam thene qe e shoh te nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjetër te partisë, gjithmonë ne përpjekje te përmbushjes se nevojës per unifikim te strukturave te partisë dhe votuesve te LDK-së.

Me ketë rast kam dhenë edhe propozimet e mia, e qe ishin me shume se sa një emër.

Ne fund, pas debatit brenda partiak qe, zakonisht zhvillohet ne atmosfere dhe kulture te larte demokracie dhe çfarë vetëm subjekti i LDK-se e ka te kultivuar, qëndrimet tona u përafruan rreth emrit te profesor, Hotit i cili edhe mori besimin e te te gjithë te pranishmeve.

Unë kam abstenuar nga votimi, por natyrisht qe kam respektuar plotësisht vendimin unanim te Kryesisë dhe e kam uruar te nominuarin duke i dëshiruar sukses dhe me lutjet qe ne ketë rrugëtim ta kemi bekimin e Zotit.

A.Q