Kosova

Quni: Ky është vetëm fillimi, ende asgjë s’keni parë

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, ka kritikuar qeverinë duke përmendur zhvillimet e fundit në vend e dukë thënë se java nisi me zhvatjen e 1.4 milionë eurove dhe përfundoi duke tentuar t’i frikësojnë mediat.

Quni thotë se ky është vetëm fillimi dhe, sipas tij, “ende asgjë s’keni parë”.

“Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgje s’keni parë. Ngrite zërin, mos hesht!”, ka shkruar ai në Facebook.