Kosova

Quni kujton Kosharen: Pas sulmit tonë komandanti i tyre u largua i pari

Deputeti Anton Quni, i cili gjatë kohës së luftës ishte në betejën e Kosohares, ka thënë se pas sulmit nga forcat e UÇK-së në Koshare komandanti I forcave serbe ishte i pari ai që u largua duke i lënë ushtarët në mëshirën e rastit.

Ai ka kujtuar momentin e betejës në kufi, duke thënë se qysh në ditën e parë është krijuar epërsi nga UÇK-ja, transmeton televisioni publik.

“Që në ditën e parë kemi krijuar një epërsi. Ata nuk e kanë pritur këtë moment. Faktori befasi është shumë determinues në luftë. Ka pasur edhe më herët aksione, por aksione që kanë qenë të kufizuara në kohë e hapësirë. Kur kemi filluar ne, ata e kanë pasur paragjykimin se është një provokim, ose po i mbajmë të lidhur në atë terren. Edhe nga përgjimi fillimisht, komandanti e quan aksionin tonë manovër, por pas disa orëve kur e kanë kuptuar që gjenden në rrethim, e kanë kuptuar seriozitetin”, ka kujtuar Quni.

“Të nesërmen kur disa forca të tyre tentuan t’i ndohmojnë dhe nuk munden, atëherë filloi një deorganizim, një humbje besimi. Komandanti i tyre është larguar i pari nga aty duke i lënë ushtarët në mëshirën e rastit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.