EKONOMI

Qumështorja “Vita” “kërcënon” qeverinë për mosvazhdim të furnizimit të mëtutjeshëm me qumësht

Qumështorja Vita përmes një letre të drejtuar për fermerët – bashkëpunëtorët e kësaj qumështore njofton se nga data 21 shtator nuk do të kanë mundësinë e pranimit të qumshtit të freskët për përpunimin e metutjeshëm – shkruan Kosova.info

Arsyeja e mospranimit është situate me të cilën po përballët qumështorja Vita nga Pandemia Covid19 e cila ka prekur rëndë këtë veprimtari, çka ka arritë që të pamundësoj vazhdimin e afarizmit të metutjeshëm.

Për këtë kërkesë është njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

Qumështorja Vita bënë të ditur se nëse nuk merren masat nga Qeveria e Kosovës janë të detyruar t’i përmbahen këtij njoftimi për ndalim furnizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483