QKUK në munges të barnave esenciale, pacientët detyrohen tëblejn edhe paracetamolin

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është duke u përballur më mungesë të barnave esenciale. Pacientët thonë se ata po detyrohen të blejnë edhe paracetamolin. Ndërsa sipas njohës të fushës së shëndetësisë në QKUK ka mungesë madje edhe të penjve. E një gjë e tillë sipas shoqatës së pacientëve është duke dëmtuar buxhetin e pacientëve.Problemi më veshka e mundon ndër vite.

Krahas sëmundjes Resmije Hoti ka edhe një hall tjetër.Ajo është e detyruar që të gjitha barna që i duhen t’i blejë vetë.

Pasi sipas saj në klinikat e QKUK-së nuk gjendet asnjë nga ilaqet që i duhen.Madje Hoti thotë se edhe paracetamolin është dashur t’i blejë, medikament ky i cili figuron në listën e branave esenciale.

E të njëjtin shqetësim e kanë edhe pacientët e tjerë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë institucion.

Ndërkaq nga QKUK-ja kanë thënë se mungesat e barnave esenciale janë në procedura të tenderimit.

“Sa i perket furnizimit me barna esenciale mund te themi se eshte i qendrueshem . Ndërsa mungesat janë ne procedura tenderuese.Lëndët janë duke u vlerësuar ne Zyren e Prokurimit te SHSKUK-se dhe kontratat per produkte dhe pajisje medicinale janë duke u lidhur ne vazhdimësi. Ne momentin e pranimit te kontratave mungesat procedohen menjëherë”, thotë Shqipe Fetahu, u.d. drejtoreshë e Shërbimit Klinik Farmaceutik në QKUK.

E sipas gazetarit të shëndetësisë, Bujar Vitisë, pacientëve përveç barnave po ju mungojnë edhe materialet mjekësore.

Shoqata e Pacientëve kërkon që ky problem të zgjidhet nga Ministria e Shëndetësisë, pasi një gjë e tillë është duke dëmtuar buxhetin e pacientëve.

Ndërsa anëtari i komisionit për shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu thotë se ky problem po ndodhe për shkak të keqmenaxhimit të barnave.

Që nga paslufta asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind./teve1

Go to TOP