Kosova

QKUK: Kemi shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid

Zyra për medie e Shërbimit Spitalor  Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e QKUK-së.

“Përveç Klinikës Infektive, janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2( Mjekësi Sportive), po ashtu në Klinikën Infektive 3 (Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid”, njofton QKUK.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshëm.

QKUK njofton se ka ekipet mjekësore që për 24 orë ofrojnë trajtim për pacientët me Covid./Telegrafi/