SHËNDETËSIA

QKUK jep detaje për lindjen e fëmijës me dy gjini: Nuk është rasti i parë në Kosovë

Në QKUK të Prishtinës gjatë ditës së hënë ka lindur një fëmijë me dy gjini, njofton Kosova.info.

Ky lajm bëri bujë të madhe në media dhe si pasojë e kësaj QKUK ka vendosur të dalë me një deklaratë për të folur për rastin.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xjevdet Gojnovci,  ka treguar për rastin ku ka thënë se për momentin janë duke u marrë analizat dhe janë duke u bërë konsultat e nevojshme me repartet tjera për rastin në fjalë.

“Në repartin e Neonatologjisë, gjegjësisht në kujdesin intensiv është pranuar një foshnje e cila ka lindur në klinikën Obstetrike Gjinekologjike, e cila ka lindur para kohe, me peshë 995 gramë. Është duke u trajtuar si Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore. Për momentin janë marrë analizat, janë duke u bërë konsultat e nevojshme me mjekë specialist të Radiologjisë, Kirurgjisë së fëmijëve, specialist nga Gjenetika dhe Klinika e Pediatrisë gjegjësisht nga endokrinologu”, ka thënë Gojnovci.

Sipas Gojnovcit ky rast nuk është rasti i parë në Kosovë ngase ky është rasti i dytë për këtë vit që një lindje e tillë vie si pasojë e një sindrome të organeve gjenitale.

“Ky është rasti I dytë këtë vit me këtë simptomë e cila u jep ndryshime organeve gjenitale.  Meqenëse është në kogjenitale, ka ndryshime gjenetike kromozomale, pë rata edhe I kemi thirrur në konsultë edhe gjenetikistin edhe endokrinologun. Këto mund të jenë edhe ndryshime hormonale që i prodhon kjo gjëndër dhe manifestohet me këto ndryshime”, ka shpjeguar Gojnovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.