Kosova

QKUK/ Arrestohet nën ndikimin e alkoolit pasi tentoi të sulmojë policin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka tentuar të sulmojë një polic në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar.

 “QKUK, Prishtinë 24.05.2020-14:25. I dyshuari mashkull kosovar brenda në emergjencën e QKUK-së kishte kanosë dhe tentuar ta sulmojë/godas zyrtarin policor i cili kishte qenë në punë sekondare. I dyshuari kishte qen nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.76 promil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.