Kosova

QKSS Publikimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot Edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS). Barometri Kosovar i Sigurisë është një mjet i QKSS-së përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë.

Në edicionin e tij të dhjetë, BKS-ja ka marrë një shtrirje rajonale dhe është zhvilluar paralelisht në Kosovë dhe Serbi duke shënuar edicionin e parë të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor (BSBP). Raportet e plota për të dy shtetet mund të qasen përmes webfaqes tonë www.qkss.org dhe partnerit tonë në Serbi www.bezbednost.org .

Edicioni i BKS, raporti për Kosovën, përbëhet nga tre kapituj. Kapitulli i parë paraqet përceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione e nivelit qendror dhe lokal. Në anën tjetër, kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione. Së fundmi, në kapitullin e tretë reflektojnë të gjeturat e raportit për kontaktin e drejtëpërdrejtë të qytetarëve me këto institucione në 12 muaj e fundit. 

Bashkangjitur në këtë email mund të gjeni Komunikatën për media dhe linkun e publikimit të raportit./Kosova.info/

Raportet mund t’i gjeni në webfaqen tonë: 

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË – EDICIONI I DHJETË

KOSOVO SECURITY BAROMETER -TENTH EDITION

Për cdo pyetje rreth raportit, ju lutem kontaktoni autorin Z. Shpat Balaj në email: [email protected] apo në numrin e telefonit 038/221-420.

Sinqerisht,

Tringa