Bota

Qiproja rihap plazhet

Të shtunën janë rihapur plazhet në Qipro, teksa ky shtet shënon ditën e parë pa raste të reja me koronavirus, prej kur janë raportuar rastet e para më 9 mars.

Deri një ditë më parë, banorëve u është lejuar që të hyjnë në det, mirëpo tani ata mund të qëndrojnë edhe nëpër plazhe, për aq kohë sa mbajnë distancën fizike.

“Ne kemi vendosur tavolinat dy metra larg”, ka thënë Panayiotis Neokleous për agjencinë e lajmeve, AFP, pronar i një kafiterie në ambientet e plazhit në Larnaka.

“I gjithë stafi ka kryer testet për koronavirus, të gjithë janë negativë. Ne vendosim maska mbrojtëse, doreza, dhe dezinfektojmë duart disa herë”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se vera nuk do të jetë aq e suksesshme për shkak të numrit më të vogël të turistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.