KULTURË

“Qielli i trazuar” me dramën ekzistencialiste, vjen premiere online

Drama ekzistencialiste “Qielli i trazuar” do të ketë premierën sot nga ora 16:00 online në festivalin e filmit PriFest.

Drama e regjisorit Anton Nrecaj, është dramë rreth ekzistencializmit të mbështetur në supet e një njeriu, i cili gjithmonë ka dyshime për kotësinë e jetës.

Në dramën një psikiatër i mirënjohur ka ardhur në përfundimin që jeta është e pavlefshme dhe që më asgjë nuk ka rëndësi. Ai përpiqet ta bindë familjen e tij që ta lënë të ikë, por ai përballet me një konfrontim të gjerë duke i sjellë ata dhe familjen e tij në një konflikt dhe gati në shkatërrim. Edhe pse gjithçka duket se është perfektë rreth Robertit: karriera, shtëpia e shkëlqyer, shtëpia në male, gruaja e bukur, fëmijët e shëndetshëm – mungesa e mirëkuptimit për funksionimin e kësaj bote e bën që gjithçka të duket e pavlerë.

Në këtë film të gjatë 96 minuta, luajnë aktorët: Jehon Gorani, Arta Muçaj, Luan Kryeziu, Imer Kutllovci, Furtuna Aliu, Don Shala, Vedat Haxhiislami, May-Linda Kosumoviq, Fatlume Bunjaku, Ali Demi, Agim Sylejmani, Florist Bajgora.